SI MUND TE  RREGULLOHEN PUNET

ME MIRE NE UNIVERSITET

 

Nje nga gjerat e cila shqeteson studentet dhe pedagoget ne universitet eshte dhe qetesia gjate kohes se zhvillimit te mesimit.Keshtu deri tani nuk ka qene ndonje problem shume i madh,por  perpara disa ditesh dhe konkretisht me 16 Nentor ne nje nga klasat ku zhvillohej mesim hyri nje person i dehur dhe u zu me nje nga studentet i cili ndodhej  ne klase.Pedagogu i lendes kerkoi qe te zgjidhet nje  problem i tille dhe shpresojme qe te zgjidhet nje gje e tille,por fenomene te tilla nuk duhet te tolerohen. Per keto fenomene  universiteti  duhet te marri masa sa me te rrepta, pasi ato cenojne cilesine e ores se mesimit si dhe emrin e mire te cilin gezon universiteti jone. Nese ne shume drejtim studentet dhe pedagoget  punojne per ecje  perpara te Universitetit mendojme se fenomene te tilla  nuk duhet te ndodhin.Nje zgjidhje te cilen ne mendojme eshte qe  pasi ka  filluar ora e mesimit te mos lejohet asnje student apo person i huaj te hyje ne godinen e Universitetit. Mund te lihet vetem e lire levizja e pedagogeve por dhe e studenteve kur  per keta te fundit eshte nje mot i keq. Po keshtu Universiteti duhet te paise me karta identiteti  si  studentet dhe pedagoget ne menyre qe te dallohet se kush eshte student.Ne drejtim te qetesise gjate ores se mesimit mendojme se  ka shume per te bere. Ne kete drejtim Universiteti do te kete mbeshtetje jo vetem te studenteve por dhe te pedagogeve qe jo rralle here ankohen per mungese te qetesise gjate ores se  mesimit.Raste te tilla te cilat cenojne rende  imazhin  e universitetit tone dhe qe behen objekt i mediave lokale mendojme se nuk duhet te ndodhin me ne te ardhmen megjithese eshte nje rast i rralle per te mos thene i vetmi.Por fakti qe eshte nje rast i rralle nuk do te thote qe nje gje e tille te neglizhohet por te veprohet me te gjitha menyrat qe parashikon rregullorja per te siguruar qetesine. Ajo qe kerkojme ne eshte vetem te sensibilizojme organet drejtuese te universitetit si dhe marrjen e masave konkrete per te  siguruar qetesine.Shpresojme se ne numrin e ardhshem te gazetes te mund te shkruajme per masat e marra per parandalimin e akteve te tilla qe nuk i kane hije nje universiteti dinjitoz dhe me emrin “Ismail   Qemali”.

S O S

 

LAJMERIM

 

GAZETA

KOHE & REALITET

 

Mund ta lexoni tani dhe ne internet ne:

web-al.htmlplanet.com

Ne kete site mund te gjeni material dhe per universitetet ne Shqiperi si ai i Tiranes, Universiteti i Vlores, 

  gazetat ditore,revista, organizata,botime,barsoleta,

fjale te urta,institucione, etj.

Mjafton te shkruani ne internet vetem:

web-al.htmlplanet.com

Dhe mund te kenaqeni,pasi gjithmone do te  gjeni dicka te re.

 
Gazeta shpreson ne mirekuptimin e lexusve per shqetesimin e gritur dhe ne deshiren per publikime per kete problem ne te ardhmen.