NATO-s
Vetėm disa vite mbas fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Presidenti i
SH.B.A. Roosvelt dhe Kryeministri
Britanik Churchill shpallėn Deklaratėn e Principeve tė Pėrbashkėva tė popujve
tė tyre, e cila merrte nė shqyrtim periudhėn e pas luftės. Deklarata u njoh si Karta e Atlantikut, e
cila paraqiste nė vija tė pėrgjithshme aspiratat e vendeve tė tyre pėr kooperim
ndėrkombėtar dhe vendosjen e rregullave tė bashkėpunimit mbi bazėn e
respektimit tė sovranitetit dhe tė drejtės pėr vetėvendosje.
Njė vitė mė vonė, shumė para mbarimit tė Luftės sė Dytė
Botėrore, kur festohej njė vjetori i Kartės sė Atlantikut, amerikanėt dhe
britanikėt hodhėn konceptin e Kombeve tė Bashkuara pėr mbrojtjen e lirisė dhe
pavarėsisė. Pėrpjekjet e tyre u
kurorėzuan me krijimin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB) mė 24 Tetor
1945, qėllimi i sė cilės ishte ruajtja e paqes dhe sigurisė globale. Periudha e
pas Luftės sė Dytė Botėrore solli ndryshime dramatike nė aleancėn e mėparshme
tė luftės, e cila po rezultonte nė konfigurimin gradual tė njė Europe tė ndarė
nė dy sisteme. Gjatė kėsaj periudhe
(1945-1949) vendet perėndimore, tė gjendura pėrballė nevojės pėr rindėrtim dhe
zhvillim, po vini re me shqetėsim politikat dhe metodat ekspansioniste tė
Bashkimit Sovjetik. Pasi kishin pėrmbushur angazhimet e tyre tė kohės sė
luftės, vendet perėndimore synonin nė zvogėlimin e fuqisė sė tyre ushtarake
nėpėrmjet demobilizimit tė njė pjese tė mirė tė forcave tė tyre tė
armatosura. Por njė gjė e tillė nuk po
ndodhte nė BRSS. Nė tė kundėrt,
lidershipi sovjetik synonte nė mbajtjen e fuqisė sė tij ushtarake nė kapacitete
tė plota, e cila pėrbėnte kėrcėnim pėr perėndimin. Gjatė viteve 1947-1949 njė
seri ngjarjesh politike kompromentuan dhe kėrcėnuan direkt sovranitetin e
Norvegjisė, Greqisė, Turqisė dhe vendeve tė tjera tė Evropės Perėndimore. Nė Prill tė vitit 1948 nisi bllokada e
Berlinit dhe nė Qershor ndodhi komploti nė Ēekosllavaki. Kėto ngjarje ēuan nė
konkluzionin se Karta e OKB-sė nuk do tė mund tė garantonte sovranitetin kombėtar
dhe pavarėsinė e vendeve perėndimore pėrball njė agresioni tė jashtėm ose
subversioni tė brendshėm. Nėnshkrimi i Traktatit tė Brukselit nė Mars 1948
shėnon vendosmėrinė e parė tė vendeve perėndimore (Belgjikės, Francės,
Hollandės, Luksemburgut dhe Mbreterisė sė Bashkuar) pėr tė zhvilluar njė sistem
tė pėrbashkėt mbrojtjeje dhe pėr tė forcuar mė tepėr lidhjet midis tyre pėr tė
pėrballuar ēdo kėrcėnim ideologjik, politik dhe ushtarak ndaj sigurisė sė
vendeve tė tyre. Negociatat me SH.B.A. dhe Kanadanė ēuan nė idenė e krijimit tė
njė Aleance tė vetme tė Atlanitikut tė Veriut. Danimarka,
Islanda, Italia, Norvegjia dhe Portugalia u ftuan nga fuqitė e Traktatit tė
Brukselit pėr tu bėrė pjestar nė kėtė proēes.
Kėto negociata arritėn tė konkretizoheshin me ngritjen e njė sistemi tė
pėrbashkėt sigurimi tė bazuar mbi partneritetin e 12 vendeve, tė cilat firmosėn
mė 4 Prill 1949 krijimin e Aleancės sė Atlantikut tė Veriut (NATO).
Traktati i Aleancės sė Atlantikut tė
Veriut mbėshtetet nė tė drejtat kombėtare individuale si dhe obligimet
ndėrkombėtare tė vendeve anėtare nė pėrputhje me Kartėn e OKB-sė. Ai ėshtė njė garanci pėr sovranitetin dhe
pavarėsinė e tyre, parim i cili u shpreh nė Nenin 5 tė Traktatit i cili thotė
se palėt bien dakort qė njė sulm i armatosur kundėr njė ose mė shumė shteteve
pjesėmarrėse nė Europė ose Amerikėn e Veriut do tė konsiderohet sulm kundėr tė
gjithėve, dhe si rrjedhojė, ata bien dakort qė nė se njė sulm i armatosur
ndodh, sejcili prej tyre, nė ushtrimin e tė drejtės pėr vetėmbrojtje
individuale dhe kolektive tė njohur nga Neni 51 i Kartės sė OKB-sė, do tė
ndihmoj palėn ose palėt e sulmuara.
Numri i pėrgjithshėm i vendeve
anėtare, sot, nė Aleancėn e Veriut ėshtė 19.
Fuqizimi i aleancės ėshtė bėrė mė 1952 Greqia dhe Turqia, 1955 Republika
Federale e Gjermanisė, 1982 Spanja dhe 1999 Polonia, Hungaria dhe Republika
Ēeke.
PĖRGATITI
Kapiten i Rangut
tė Tretė
Pedagog i tė
Drejtės Ndėrkombėtare
Shef i
Departamentit tė Lėndėve
Ushtarake dhe
Sociale
Akademia e
Detarisė