10 Nentor 2001         Gazetė Dyjavore         Nr. 10

KOHE & REALITET

 

 

VDIS PO MOS JEP PUTHJE PA DASHURI        N.Cernishevski

EXPO – VLORA 2001

PANAIRI I PARE ME PERMASA TE MEDHA

 

Mungonte prej kohesh ne qytet nje veprimtari e tille qe te bente te njohur aktivitetin e firmave ne qytetin tone.

Expo- Vlora e organizuar me se miri nga Dhoma e Tregetise beri nje reklame te pa imagjinuar edhe nga vete biznesmenet per suksesin e ketij evenimenti……….            Fq. 2

 
Text Box: STUDIO PROFESIONALE
“FAN NOLI”

JU BENE TA NDIENI TE KALUAREN ME AFER
               

 

                               


 

Stafi i Gazetes:  K.Hysi.  B. Lipi. E. Liko. R. Pashaj. M. Murati. L.Hasa

Mund te kontaktoni ne kete adrese E- mail: koherealitet@hotmail.com

 
 

 

 



EXPO – VLORA

PANAIRI I PARE  NJE PANAIR ME PERMASA TE MEDHA

 

 

Mungonte prej kohesh ne qytet nje veprimtari e tille qe te bente te njohur aktivitetin e firmave ne qytetin tone.

Expo- Vlora e organizuar me se miri nga Dhoma e Tregetise beri nje reklame te pa imagjinuar edhe nga vete biznesmenet per suksesin e ketij evenimenti. Qe prej nje muaji Dhoma e Tregetise u kishte bere te ditur firmave dhe biznesmeneve qe kane aktivitetin e tyre ne qytetin tone por edhe ne qytete te tjera te vendit  se ne datat 25 – 28 Tetor do te organizohej nje panair per te miren e biznesit Vlonjat. Kjo do tu sherbente si biznesmeneve per te bere te ditur per opinionin e gjere publik aktivitetin e tyre por njekohesisht do te ndihmonte edhe njerzit duke iu ofruar atyre diēka te re ne stinen e vjeshtes.

Ne fillim firmat nuk treguan ndonje seriozitet te madh per te mare pjese ne kete eveniment kjo u pa ne interesimin e paket te tyre disa dite para fillimit te tij, por ky interesim u be me i madh gjate diteve kur ky panair po shfaqte frytet e tij.

Ne cermonin e hapjes moren pjese Kryetari i pergjithshem i Dhomave te Tregetise ne Shqiperi Z.Luan Bregasi si dhe organet vendore te qytetit tone.

Diten e pare panairi pati nje frekuentim te paimagjinueshem nga qytetaret gje kjo qe shprehu edhe njehere cilesine e larte te ketij panairi. Dhoma e Tregetise si asnjehere tjeter kete vit botoi per here te pare Direktorin e anetareve 2001 qe u promovua ne ambjentet e hotel  Vlora International ne bashkepunim me ICE. Ky liber u shoqerua dhe me katalogun e panairit EXPO – VLORA 2001 duke paraqitur te gjitha firmat pjesemarrese ne kete panair.

Gjate ketyre tre diteve te gjithe shprehen urime dhe lavderime per kete pune vertete cilesore por mbi te gjitha edhe te lodhshme nga ana e stafit te Dhomes se Tregetise, por vete stafi si ndihet pas ketij aktiviteti kaq dinjitoz dhe te vleresuar nga te gjithe?

Kete e shpreh me se miri konferenca e shtypit e organizuar nga Dhoma e Tregetise e cila se bashku me kompanin organizuese “Expo- Prima” shprehu falenderimet per te gjitha firmat pjesmarrese si dhe ishte e hapur per vrejtejet e biznesmeneve per menyren e organizimit se si per here te pare detyrimisht qe ka vend edhe per gabime. Ne fund per firmat pjesmarrese u dha nga nje ēertifikate per pjesemarrje dinjitoze ne panair duke premtuar se ky nuk do te jete as i pari por as i fundit. Pra le te shpresojme se nje eveniment i tille do te behet tradite per qytetin tone duke paraqitur jo vetem aktivitetin e bizneseve Vlonjat por te te gjithe Jugut te Shqiperise duke rritur keshtu imazhin e firmave tona dhe duke i paraqitur ato para opinionit publik te barabarta me firmat e huaja. Kjo eshte nje stimul qe u behet investitoreve vendas per te rritur investimet e tyre qe do te kene gjithmone perkrahjen e Dhomes se Tregetise e cila eshte partneri i vetem qe gjendet gjithmone prane tyre per gjithēka qe biznesi ka nevoje.

Urojme qe biznesi Vlonjat te arrij shkallet me te larta pasi se bashku me te do te rritet edhe niveli i jeteses ne qytetin tone .

 

 

 

 

Text Box: NJOFTIM

Stafi i Gazetes kerkon te afroj prane tij nga nje student per ēdo dege ne universitetin tone, gje e cila do te beje te mundur pasqyrimin me te sakte te ēdo mendimi ne kete gazete.
Lutemi qe kush e ndien se vertet ka prirje per te shkruar te kontaktoj tek BAC ne katin e dyte, ku punohet per botimin e gazetes.
Pjesmarrja eshte vullnetarisht dhe mund te vij kushdo.
Ju faleminderit per mirekuptimin
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

 

 

 

Cyber-terrorizmi gati e la pa rrymė Kaliforninė

 

Hackerėt kanė sulmuar elektro-rrjetin nė Kaliforni gjatė kohės sė mungesės sė rrymės. Mė sė paku 17 ditė, Hackerėt kanė pushtuar sistemin kompjuterik qė kontrollonte rrjedhėn e energjisė elektrike nė Kaliforni dhe e lidhė atė rrjetė me pjesėn perėndimore tė SHBA-ve.

Sipas theksimeve, Hakerėt kanė arritur shumė afėr disa pjesėve kyēe tė sistemit dhe kane mundur tė ndikojnė nė kyējen elektrike nė Kaliforni, e cila pėrjeton krizė pėr shkak tė mungesės sė rrymės. Sulmi kryesor thuhet se ka ardhur nga provinca kineze Guandong permes telekomit kinez, ndėrsa ndėrfutja nė sistem ėshtė kryer permes serverit nė Tulsa, Oklahoma dhe qytetit Santa Clara e cila ndodhet nė Silicon Waley. Megjithkėtė burimi kryesor i sulmit mbetet i panjohur. Pėr mė tepėr lexoni nė: http://uk.news.yahoo.com/010609/80/bukr6.htl

I ka ardhur fundi epokės sė Internetit

Udhėheqėsit e Intelit mendojnė se epoka e Internetit sė paku sa i pėrket blerjes sė PC kompjuterėve ka mbaruar. Sipas fjalėve tė nėnkryetarit tė Intelit, Paul Otellinit, makinat logaritėse mė nuk blehen vetėm pėr ēasje nė Internet. Blerėsit e sotėm kėrkojnė kompjutera mė tė fuqishėm pėr pėrpunimin e fotografive dixhitale apo pėrmbajtjeve multimediale. Pikėrisht pėr kėtė nė Intel mendojnė se shitja e modelit mė tė ri tė kompjuterėve tė tyre P4 nė 1.7GHz do tė rritet.

Vetėm vitin e kaluar 2/3 e kamerave tė shitura nė treg kan qenė dixhitale, ndėrsa tregun e aparatėve fotografik e kan pushtuar aparatėt fotografik digjital, gjė qė tregon se pėrfaqėsuesit e Intelit mund tė kenė tė drejtė nė pohimet e tyre.

Largimi i atomeve bėn qė procesorėt tė jenė 35% mė tė shpejtė

Inxhinjerėt nė IBM kanė zbuluar mėnyrėn se si t'i shpejtojnė procesorėt e tashėm pėr 35% pa vendosur nė ato tranzistorė shtesė apo pa e rritur taktin e tyre. Teknika e re do tė prezantohet nė Kijoto kėto ditė, ndėrsa IBM pret qė ēipat e tillė tė shfaqen nė treg nė vitin 2003.

Ekspertėt nė IBM kanė zbuluar se nėse i largojnė atomet nė bėrthamėn e silikonit njėra nga tjetra, rrezistenca e tyre bukur shumė do tė pakėsohet. Me kėtė mėnyrė ato udhėtojnė 70% mė shpejtė, qė dmth se edhe tė dhėnat udhėtojnė mė shpejtė.

Pėrveē pėrshpejtimit shtesė, procesorėt e tillė do tė shpenzonin mė pakė energji elektrike gjė qė i bėnė burime tė mira pėr pėrēues. Procesorėt prej 1 GHz do tė punojnė nė 1.3 GHz, vetėm duke iu falėnderuar largimit tė atomeve nė silicon, ka theksuar Randy Isaac nga IBM-i, duke e sqaruar procesin e kalimit tė largėsisė sė njėjtė tė elektroneve me rezistencė tė zvogėluar. Nė IBM theksojnė se kjo teknologji do t'ju mundėsoj sė paku disa vite pėrparėsi. Pėr mė tepėr lexoni nė: http://www.ibm.com/news/2001/06/08.phtml

Krimbi nga e-mail bomba i dedikuar pėr shefin e Microsoftit

Krimbi (virusi) nga njė e-mail "bombė" i drejtuar nė Microsoftov IIS (Internet Information Services) qė i ka infektuar shumė kompjuterė duket se i ėshtė drejtuar Bil Gates-it, shefit tė Microsoftit. Virusi quhet "DoS.Storm.Worm", i cili kėrkon dhe infekton IIS sistemet qė nuk janė tė siguruar sipas rregullave, theksonė Symantec, prodhues i anti-virus softwarėve. Krimbi bėnė dėme pėrmes DoS sulmit (denial-of-service) nė www.microsoft.com dhe infekton me e-mail bombardim nė e-mailat e gates@microsoft.com.

Symantec thekson se DoS.Storm.Worm mund tė shkaktoj dėme tė sasisė sė mesme, duke i prishur performansat e rrjetės, mirėpo numri i infektimeve ėshtė i vogėl dhe krimbi mundet lehtė tė iyolohet. Pėr tu mbrojtur nga krimbi, shfrytėzuesit e IIS 4.0 dhe tė IIS 5.0 duhet tė instalojnė njė security-patch pėr ta pėrmėrsuar gjendjen e lėndueshmėrisė nė "Web Server Folder Traversalen". Sipas vlerėsimeve tė shkenctarėve izraelit, sė shpejti do tė mund tė pėrdorim telefonat mobil pėr gjėra qe as qė i kemi paramenduar.

Shkenctarėt nė Izrael punojnė nė shpikjen pėr tė cilėn theksohet se mund tė sjell deri te mundėsia e shkarkimit (downlodimit) tė datotekave nga Interneti permes telefonit mobil. Andrew Shipway nga Hebrew University nė Jerusalem punon nė procesin e shtypjes (printimit) tė valėve elektronike nė copa tė holla tė letrės.

Ai thekson se kjo shpikje mund tė sjell gjer te situata kur tė themi se njeriu permes telefonit tė vet mobil mund tė blej bileta pėr ngjarje sportive, aeroplan etj. Pėrderisa rrathėve normal elektrik i duhen orė tė tėra, Shipwayevėve u duhen vetėm 10 minuta. Gjithēka qė nevojitet pėr ato vale ėshtė PC kompjuteri dhe letra me grimca metalike dhe pak tretėsirė kimike.

 

 

 

FEMRA DHE MASHKULLI

 

Ai thote dicka, ajo mendon dicka tjeter

 

Te panumerta jane rastet, kur gjat komunikimit mes meshkujve e femrave, fjalet keqinterpretohen nga te dyja anet. Eshte e paqendrueshme bindja se vetem femrat qenjejne. Genjejne edhe meshkujt. Te te dyja palet shpesh ndodh qe te shpejtojne te sjellin perfundime te ndryshme duke kyēur edhe imagjinaten e tyre, pas pergjigjeve te partnerit, e qe ne te vertet s’ka te beje me realitetin fare.

Keshilltarja  per ēeshtjet seksuale e revistes me te lexuar britanike, “Dhe Sun”, Sarah Hedley, duke dashur qe ti zhvesh dhe komentoj vetem mendimet e meshkujve, per ti bere me te lehte femres qe ta kuptoj boten e tij, thote:  “Meshkujt jane sikurse nje sapun i lagur, sa me teper qe perpiqeni ta shtrengoni, aq me shume rreshqet nga dora. Ne ato caste ai ndjen se i zihet fryma dhe e humb lirine e tij, hapesiren dhe automatikisht fillon te ike”. Kete Sarah Hedley, me se miri mund ta kuptoni nese i analizoni theniet e meshkujve gjate bisedave me ata. Ne te shumten e rasteve meshkujt ne komunikimin e tyre me femrat, nje gje e thon e nje gje tjeter ne realitet e mendojne. Per te qene e sukseshme ne pushtimin dhe mbajtjen e mashkullit qe doni, analizoni me kujdes fjalet qe i thote duke mos i lejuar ne anen tjeter imagjinates tuaj qe te krijoj fotografi joreale per te dashurin tuaj .

Kur mashkulli thote se nuk ka kohe  te mjaftueshme dhe se vertet eshte i zene me pune, atehere ne raste te shpeshta ai mendon, “Nese paraqitem se jam i zene me pune, do te fitoj pak hapesire dhe ajo do te perpiqet qe diku tjeter te kerkoj argetim”. Prandaj keshilla e saj per femra eshte : relaksohuni dhe pritni me gjakeftohtesi gjersa ai e inicion takimin e ardhshem. Atehere, nese vertet deshironi ta pushtoni mashkullin, mos e teproni me paraqitjet tuaja kinse jeni e painteresuar me pastaj.........................

 

PSE MESHKUJT TRADHETOJNE NE DASHURI ME FEMRA TE TJERA.

Monotonia

Papritmas i vjen te hunda jeta shtepiake duke qendruar para televizorit dhe duke pire bire. Ndonjehere nga monotonia pyesin veten, “A ekziston diēka me teper se kjo qe mund te ofroje jeta ?” dhe krejt rastesisht ftojne ndonje femer tjeter qe e ka kolege apo ndonje qe rastesisht e ka njoftuar per kafe. Keshtu fillon dhe ndryshon jeta e tij.

Psikolloget i japin disa arsye te llojllojshme per kete: frika, plakja, pikellimi, vetmia, monotonia apo pakenaqesia me gruan etj…………..

Kureshtja

Arsye tjeter eshte kureshtja. Pothuajse s’ka ne bote mashkull qe nuk pyet: “A thua si do te ishte te gjendej ne shtrat me ndonje tjeter femer”…….

 

DISA ARSYE PSE JA VLEN TE JENI BESNIK NE NJE LIDHJE “DASHURI”

Mashtrimi eshte veprim i rende. Vetem mendoni se sa energji duhet dhene per te konstruktuar genjeshtra dhe arsyetime te reja.

Gjithnje egziston rreziku nga semundjet seksuale ngjitese.

Ne raste te mashtrimit, seksi zakonisht eshte shume i shkurter, i shpejte dhe nuk eshte kushedi se ēfare.

Do te i nenshtroheni nje jete me strese te vazhdueshme. Dhe nese nje dite zbuloheni dhe mbas 30 vjeteve tradhetia ne dashuri mbetet tradheti.

Nese tashme partneri i ri e di se keni partner dhe se e mashtroni, ne nderlidhjen e tij/saj automatikisht do te krijohet bindja se nje gje e tille do te manifestohet edhe ne lidhje me serioze…………………

Dashuroni dhe mos tradhetoni

Material i nxjere  nga Revista “Mjellma”

 

 

 

 

 

Ndoshta eshte nje absurditet i ambjentit ku jetojme!

 

Prej 6 muajsh punohet ne Qendren e Asistences  se Bisnesit  per nxjerrjen e gazetes ''Kohe dhe Realitet '', Organ Informativ ne sherbim te studenteve dhe pedagogeve te te gjitha  fakulteteve. Deri tani jane realizuar 9 numra te saj dhe nese dikush mund te jete treguar i vemendshem per punen qe behet ne lidhje me te mund ta kete vene re perkushtimin e stafit per te sjelle permiresime nga njeri numer ne tjetrin dhe ende tashme ne kerkojme te arrijme ne nje gazete sa me cilesore, ku gjithēka ti pergjigjet realitetit, te nxjerrim ne pah punen e mire ose jo qe behet ne ēdo fakultet, te evidentojme problemet dhe shqetesimet e studenteve, te informojme mbi gjithēka ndodh ne universitet . Studentet me sa po shohim nuk shfaqin interes dhe kjo duket me faktin qė nje numer shume i vogel  studentesh e blejne  ate. Ajo ēka per ne perben nje absurditet  eshte se studentet nuk pranojne te marrin pjese ne punen qe behet per realizimin e saj .

Angazhimi I studenteve  nga te gjitha fakultetet dhe publikimi I te rejave  dhe ēėshtjeve problematike  qe lidhen me ēdo fakultet padyshim do te bente te mundur  nxerrjen e nje gazete me te pasur me nje shumellojshmeri informacioni qe do t'u sherbente te gjitheve.

Por  a mos valle duhet te pohojme qe absurditetet jane bere te zakonshme ne kete universitet ?

Do te ishte mire qe studentet te ishin kontribuesit kryesore sepse ne fund te fundit gazeta eshte fjala e tyre. Nepermjet saj ata duhet te dijne te pasqyrojne e te falenderojne, te kritikojne , natyrisht dhe te kenaqin deshirat per kulture , art, sport.

Por duhet te marrin pjese edhe Pedagoget. Edhe ata duhet te mbeshtesin punen e mire qe bejne studentet, duhet tu pergjigjen kritikave dhe te pasqyrojne perspektivat ose dhe mundesite e ndryshme qe ofrohen . Deri tani I interesuar ka qene vetem Dekani I Fakultetit te Tregtise I cili perkrahu dhe kontribuon ende dhe askush tjeter. Por nese do te vazhdohet keshtu atehere kjo gazete nuk vjen ne ndihme te asnjeres prej paleve.

Kjo nuk eshte inisiativa e pare qe ndermeret nga studentet. Para pak kohesh u realizua "Guida e Studentit" per te cilen nuk pati asnje reagim dhe asnje falenderim, qofte nga pedagoget, qofte nga studentet. Nese dikush nga  studentet do ta kish lexuar me vemendje do ta kish kuptuar  se vertet ajo eshte ēeles  I zgjidhjeve te problemeve te studenteve. 

E njejta gje ndodh  edhe me gazeten . Asnje  petagog dhe asnje student nuk na ka shfaqur kritikat ose  sugjerimet e tij ne menyre individuale. Por vazhdimisht ne na duhet te marrim opinionin e tyre ne intervistat qe zhvillohen me ta pe e kuptuar se ēfare duhet bere per te permiresuar punen qe bejme per gazeten. Shpresojme se ky artikull do te sherbeje per tu   ndergjegjesuar qe gazeta  te mos vazhdoje  te ngelet jashte vemendjes .  

Fjale te urta

 

S’ka marezi qe te mos e kete mbeshtetur ndonje filozof.                                                                           

                                                             Ciceron

Shkalla e pare e marezise eshte te kuptosh se je i mencur.                                             

S.Frasheri

 

Shpesh urtesia e do qe ti trajtoje me buzeqeshje gjerat me tronditese&me tragjike.         

 F.Noli

 

Kur perendite duan te na denojne na plotesojne te gjitha deshirat.                                 

O Wajld

 

 Hekuri kalitet e behet celik ne zjarr.Njeriu e zbulon forcen e vet ne dhimbje.   

A.Konsiouse

 

Njeriu i edukuar mire eshte ai qe ka durim ndaj atij qe nuk eshte si ai.                           

 C.Lajd

 

Ka njerez qe jetojne pa asnje qellim .Ata nuk ecin por shkojne nga fryn era.             

  Seneka

 

Zemerimi eshte shenje dobesie.           

A.Dyma

 

Njerzit qe kane shume per te thene flasin pak.

                                                     U .Shekspir

 

Ska vlere nje nxenes qe nuk ia kalon mesuesit te vet.                                            

  L.Da.Vinci

 

Di shume por dua ti di te gjitha.

                                                       R.Vaguen

 

Nese heshtja u ka hije te mencurve aq me shume u ka hije budallenjeve.

Tolstoi

 

Humor

 

Nje mesuese teper seksi shkoi nje dite ne shkolle me nje minifund shume te shkurter. Ne kohe te caktuar i ra shkumesi nga dora dhe nxenesit filluan te qeshnin dhe fishkellenin nga ajo qe pane, mesuesja u kthehet dhe u thote atyre qe ishin ne banken e pare : - Cfare pate? Gjurin – ia kthejne ata. Mire mos hajde nje jave ne shkolle- i thote mesuesja. Po ti tjetri ? – Pak kofshen – i thote ky. Mire mos hajde nje muaj ne shkolle. Po ti tjetri cfare pe – i thote mesuaesja – Aha mesuese i thote ky, me duket se sdo vikam nje vit te tere ne shkolle une.

 

Diplomati

 

Nje diplomat amerikan po fliste para  nje turme ne Abixhan, Bregu i Fildishte. Per te krijuar me kontakt sa me te mire me turmen ai hera heres tregonte nje barsolete. Pas cdo barsolete ai cuditej shume, sepse perkthyesi thoshte vetem tre fjali dhe turma qeshte. Pas mitingut ai e pyeti perkthyesin: Si arrije te thoshe cdo barsolete me pak fjale ? – “ Si me e thjeshtu une thoshna: Ai tha nje barsolete, qeshni”

 

Ēifti

Ishte nje here nje ēift. Burri ishte bisnesmen dhe gruaja punonte te nje lokal qe e kishin ngritur vete. Nje dite aty vjen nje burre dhe i thote pronares: - moj a ke ashtu si gjith grate e tjera ti apo jo?  Ajo e turpuruar nuk ju pergjigj per t’iu shmangur dhe sherrit, por personi ēdo dite te njejten gje po me ate pyetje. Dhe gruaja qe punonte te lokali nuk e duroi me dhe i thote te shoqit keshtu e ashtu.

- mos u merzit , i thote i shoqi ia tregoj une atij, une do rri poshte banakut dhe kur te vij ai dhe te beje pyetjen “kam” i thuaj dhe ashtu ja bene. Si ēdo dite burri tjeter vjen aty dhe pasi mori ca kish per te marre i thote pronares se lokalit te njejten gje, dhe pronarja e merzitur i thote me te madhe - PO.

Po ēa ka ai burri yt qe mbeti perdite mbas gruas time moj…………

 

EGJELLI MBROJTES

 

Jam puhiza e lehte ne  brigjet e tua,

qe lehtas pushpurit floket e bute.

Jam veshtrimi  i embel ne syte e lenduar ,

veshtrimi qe shpesh me lekund .

 

Jam prekja e buzeve me nota ritmike .

Jam tingull qe heshtjen thyen ,

melodine e shpirtit tashme te harruar

serish tek ty ta kthej .

 

Jam aroma dehese e trupit tend ,

qe rrahjet e zemres me shton .

Jam prekja e lehte e duarve te tua ,

qe trupin me drithma me pushton .

 

Jam vetmia e shpirtit ajo ftohtesi ,

qe ty dhe mua na rrethon ,

serish jam ikje largim por kthim ,

te behem engjell qe ty te te mbroj .

 

 

UNE DHE TI

 

 

Te te shoh tek qesh serish me gaz ,

te te shoh tek jeton perseri ,

e qete do te iki me pas ,

te shuhem ,te vdes ne te thellen vetmi.

 

Dhe jo s¢pendohem qe u flijova ,

me diellin do zhdukem ne perendim ,

ne yll mengjesi do te kthehem ,

qe te pershendes neVdo agim .

 

E do te shuhen kujtimet dalengadale,

fytyren buzeqeshjet do harrosh ,

me pas syte ,zerin , fjalet e gjithVka ,

do te mbeten si vegim qe s¢do ta lendosh .

 

E di qe vegimet shuhen ,

por edhe lindin perseri ,

nese do kesh nevoje per mua ,

besome do te kthehem serish tek ti .

 

 

TE DASHUROSH

 

Parajse mekatesh kjo jeta ime ,

ku mbreteron vetemia ,

kisha frike te te flisja ,

kisha frike te te njihja .

Nga pas te kam qendruar ,

por vetem kam qene gjithenje ,

tani kam detin valet mike ,

por une s¢kam asnje .

Nese sonte ndihesh vetem ,

nga bota harruar braktisur ,

shpreso se jeta s¢ka fund ,

ajo sapo ka nisur .

 

 

Une jam ketu ne pritje ,

per te te qendruar prane ,

dhe pse na ndan nje det

na ndan nje oqean .

Kurre s¢ke per ta kuptuar ,

se dashuron nje  njeri ,

por mjafton vec nje fjale ,

per mua je hyjni .

 

Krijuar nga Mejoklea

 

Lajmerim

 

Stafi i gazetes fton te gjithe studentet dhe pedagoget qe nepermjet adreses se e-mailit te vene ne dispozicionit tuaj te dergoni artikuj te ndryshem per tu botuar ne numrat ne vijim.

Gjithashtu nepermjet kesaj adrese

 ne presim vrejtjet dhe sugjerimet tuaja per shkrimet ne kete gazete .

Mirepresim    e- mailet tuaja

 Ne adresen: 

koherealitet@web-al.htmlplanet.com

Stafi i Gazetes

“Kohe & Realitet”