Mbeshtetur ne ligjin nr. 8461, date 25/02/1999, °Per arsimin e larte ne Rep. Shqiperise°, neni 7, pika °E° dhe ne
Statutin e universitetit °Ismail Qemali°, hartohet nje aktmarrveshje midis
universitetit te Vlores dhe Universitetit te Nebraskes SHBA, me objekt
°Funksionimi i Qendres se Asistences se Biznesit° ne kuadrin e nje
projekti midis dy Universiteteve qe ka
filluar ne vitin 1995. Drejtuesi i pare i BAC ne Vlore ka qene Selman LAMAJ dhe
me pas Natasha AHMETAJ.
Stafi aktual eshte: Ilirjan LIPI, Klaudia
XHAFA, Klodian HYSI, Bledar LIPI.
Qellimi i funksionimit
te BAC-it konsiston ne tre pika kryesore:
1. Kryerja e studimeve dhe kerkimeve per zhvillimin e biznesit ne rajonin e
Vlores dhe me gjere, nga pedagoge dhe studente.
2. Integrimi sa me i mire i Fakultetit ekonomik me Bizneset e Rajonit.
3. Integrimi i studenteve ne aktivitete per te ndihmuar ne kultivimin e
shprehive drejtuese si per shembull pjesmarrja ne SIFE.
Synimi primar i BAC-ve
eshte te zhvilloj performancen ekonomike duke forcuar aftesite e sektoreve
privat dhe atij publik qe sigurojne rregullimet institucionale, racionale,
tregetare dhe zhvillimet teknologjike.
Ekspozimi ndaj bizneseve
kushtezon trajnim thelbesor per
studentet, qe do te behen sipermarresit e ardhshem dhe beresit e politikave.
Studentet, nga ana tjeter, perfaqesojne nje burim te vlefshem potencial per
komunitetin e biznesit, ne kete ata mund te drejtojne anketime ne fusha te
ndryshme, te analizojne te dhena dhe te vezhgojne dhe te dokumentojne procese
operacionale, per te permiresuar performancen e firmes. Gjithashtu studentet
kontribojne ne zhvillimin e biznesit duke futur fuqine punetore si profesioniste
te afte.
Qendra e Asistences se
Biznesit ne Universitetin e Vlores ka organizuar nje sere aktivitetesh ne
kuadrin e punes se saj. Ketu mund te
permendim konkurset e organizuara ne Tirane ne vitin 1998, ne Maqedoni ne vitin
1999, ne Sarande ne vitin 2000, si dhe ne Malin e Zi ne vitin 2001. Keto
konkurse jane organizuar me pjesmarrjen e studenteve nga te deget e fakulteteve
ekonomike ne universitetet e vendit tone, te cilet paraqesin projekte biznesi
te krijuara nga vete ata.
Ne Maqedoni studente nga
universiteti yne moren vendin e dyte, ndersa ne Malin e Zi nje grup tjeter
studentesh moren vendin e katert.
Gjithashtu BAC ka
organizuar zhvillimin e nje trajnimi te kryer per kontabilitetin e
informatizuar ne programin °Financa 4°, si dhe ne studimin e tregut per
kompanine e transfertave te parave °Western Union°
Gjate kesaj kohe ne
Qendren e Asistences se Biznesit punohet per botimin e gazetes se universitetit
° Kohe & Realitet° e cila per here te
pare ka bere te mundur vazhdimesine e kesaj inisiative te nisur shume here me
pare. Kjo gazete ofron informacione te ndryshme dhe mirepret opinionet e te
gjithe studenteve dhe pedagogeve per probleme te ndryshme qe ndodhin ne
universitetin e Vlores.
bac@hotmail.com